E pazakontë në Podujevë/ Qytetari merr kalin, vendos në karrocë flamurin shqiptar dhe shkon të votojë

0

Një qytetar në Podujevë ka tërhequr vëmendjen përpara se të shkonte të votonte. Personi përgatiti karrocën me kalë duke vendosur dhe flamurin kombëtar shqiptar për të hedhur votën në kutinë e votimit.

Kosova sot mbyll zgjedhjet lokale. Në 21 komuna garojnë 42 kandidatë për postin e kryekomunarit. Raundi i parë u mbajt në 17 tetor. Proçesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Deri më tani pjesëmarrja raportohet të jetë më e ulët se në raundin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu