E pazakontë në SHBA! Ndërroi jetë muajin e kaluar, por në zgjedhje fitoi mbi 80 % të votave

0

Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë për ndryshimin e fletëvotimeve.

DeLuca përfaqësoi distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh për 20 vjet, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësi i Pensilvanisë u rizgjodh me shumicë të martën, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga mediet lokale, edhe pse ai vdiq muajin e kaluar pas një rikthimi të kancerit.

Demokrati Tony DeLuca, ndërroi jetë më 9 tetor në moshën 85-vjeçare nga limfoma, dhe ishte tepër vonë që të ndryshohen fletëvotimet.

Përfaqësuesi lokal, i cili për 20 vjet ka përfaqësuar distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh, në dhomën e ulët të shtetit, u rizgjodh me 86 për qind të votave, pasi u numëruan 98 për qind e votave.

E pas një vendimi të tillë të votuesve, zgjedhjet duhet të përsëriten.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Tony DeLuca, por edhe krenarë që votuesit treguan besimin e tyre ndaj tij dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave demokratike me rizgjedhjen e tij pas vdekjes”, njoftoi kryesia e Partisë Demokratike në Pensilvani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu