E përçmuan dhe i thanë të largohej që andej, flet turisti që u sulmua nga dy himariotët: Donin të më shisnin drogë

0

Një ngjarja sërish e pakëndëshme në jug të vendit.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video nga qyteti i Himares ku duken dy djem të rinj shqiptarë, të cilët konfliktohen me një turist me ngjyrë.

Turisti në fjalë quhet Lulu, merret me hitchhiking (autostop) dhe ndodhet në Shqipëri për të eksploruar vende të reja, por që u përball me një situatë të papritur.

Gjatë ndalesës së tij në Himarë dy shqiptarët në video tentuan t’i shisnin turistit marijuanë, por kur ky i fundit i refuzoi ata e sulmuan.

Lulu shprehet se fatmirësisht është mirë tani, por që me sulme të tilla është përballur edhe më parë vende të tjera që ka vizituar. Ndërkohë Lulu ka vizituar disa vende në Shqipëri dhe ka mbetur shumë i kënaqur ndërsa ka mësuar edhe disa fjalë shqip.

Ai është shprehur se: “Donin të më shisnin marijuanë, por nuk pranova”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu