E qëlloi me thikë, dhe më pas u hodh nga kati i tetë, si vdiqën djali dhe vajza në Tiranë. Emrat

0

Zbardhen rrethanat e krimit të rëndë që tronditi Tiranën ku pas sherrit në banesë humbën jetë dy të rinj, prej të cilëve një shtetase e huaj nga Gana e moshës 31-vjeçare.

E reja e identifikuar si Jawsackie Jaboah është qëlluar me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë.

Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve. Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu