E rëndë/ 38-vjeçari ‘shokon’ Policët: Nxjerr nga çanta kokën dhe organin gj*nital të një personi që kishte vrarë

0

Policia franceze në Frejus është shokuar pasi një i ri ka rrëfyer se ka vrarë një person duke treguar si dëshmi të asaj që kishte bërë, kokën dhe organet gjenitale të viktimës.

Ai ia tregoi policëve pasi i nxori nga çanta e shpinës ku i kishte futur.

Policia raportoi se ai kishte kryer vrasjen me paramendim një natë më parë dhe përmendi edhe emrin e viktimës së tij.

Autori 38-vjeçar tregoi kokën e personit dhe u dërgua menjëherë në paraburgim. Për 38-vjeçarin do të përgatitet një raport psikiatrik.

Hetuesit u drejtuan në një apartament në qytet ku burri tha se kishte kryer krimin dhe gjetën një kufomë të prerë. I arrestuari ishte i njohur për autoritetet për kundravajtje të ndryshme, por jo krime të kësaj natyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu