E rëndë/ Djali vret babanë, policia jep detajet nga ngjarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Luar të Roskovecit, ku shtetasi E. R., 25 vjeç ka goditur me sende të forta babanë e tij, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu