E RËNDË/ Momenti kur makina “hedh në ajër” 5 shqiptarët

0

Më 27 shtator 2021 kishte ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në Veterik, ku një veturë kishte goditu pesë këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët.

Rastin për Telegafin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se me këtë rast janë duke u marrë hetuesit e trafikut rajonal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu