E rëndë në Angli/ Policia qëllon për vdekje futbollistin 24-vjeçar në banesën e tij (FOTO)

0

Një futbollist është qëlluar për vdekje nga policia pasi mbajti peng një fëmijë si dhe trupin e një fqinji hero të gjetur në banesën e tij.

Odichukuma Kelvin, 24 vjeç, u qëllua 4 herë nga policia javën e kaluar por lajmi u bë i ditur ditën e sotme në mediat britanike.

Ka qenë një oficer, i cili shkoi në shtëpinë e futbollistit pasi dëgjoi britmat gjatë një mosmarrëveshje në pronën e katit të parë.

Futbollisti dyshohet se ka vrarë fqinjin Richard Woodcock, trupi i të cilit u gjet më pas në dyshemenë e apartamentit të 24-vjeçarit.

Policia më pas bastisi në vendngjarje pasi fqinjët raportuan për një rrëmujë të madhe që dëgjohej të vinte nga shtëpia e tij, madje edhe të shtëna.

Në banesën e tij u gjet gjithashtu një 6-vjeçar i plagosur rëndë. Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu