GREQI- Një 19-vjeçar nga Gjeorgjia ka plagosur me çekiç një nxënës 18-vjeçar nga Nigeria dhe me thikë drejtorin e shkollës në një shkollë të mesme në Athinë. Nga dëshmitë ë një studenti i cili ndodhej në vendngjarje kur ndodhi plagosja u shpreh se 19-vjeçari në fillim ka goditur nigerianin. Në një situatë të tillë ka ndërhyrë drejtori i cili është plagosur nga i riu.
“Ndërsa po ngjiteshim lart për mësim, pamë fëmijën duke u mbrojtur dhe autori e goditi me çekiç në kokë. Fëmija humbi ndjenjat dhe ra në dysheme, dhe gjaku ishte kudo. Më pas drejtori u përpoq të shihte nëse fëmija ishte i vetëdijshëm dhe u godit me thikë,” tha ai.
E pyetur se çfarë i parapriu incidentit, vajza tha se javën e kaluar, autori 19-vjeçar u përpoq të grindej me djalin (viktimën 18-vjeçare të sulmit). Më pas autori ështëe shprehur me justifikimin se nigeriani donte të vriste familjen e 19-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të së martës, ku raportet tregojnë se arsyeja e sulmit ka të bëjë me grindjen mes vëllait të autorit dhe studentit nga Nigeria. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe autori është arrestuar.