E rëndë në Vlorë! 50-vjeçari nga Vlora zihet me gruan dhe qëllon me armë në sy të dy fëmijëve të mitur

0

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu