E rrallë! Arkeologët në Egjipt zbulojnë katër varre të faraonëve dhe mumje 4000-vjeçare

0

Egjipti njoftoi sot zbulimin e katër varreve të faraonëve dhe një mumje më shumë se 4000 vjeçare në Saqqara, afër Kajros.

Në nekropolin e Saqqara -s, i njohur për piramidën e famshme të shkallëve të faraonit Djoser, arkeologët kanë nxjerrë në dritë këto varre të vulosura të dinastive të 5-të dhe të 6-të, nga viti 2500 deri në 2100 para Krishtit.

Këto zgavra të thella, të zbukuruara me skena shumëngjyrëshe nga jeta e përditshme, ishin vendbanimi i fundit i Khnumzenedev, kryepriftit të faraonit Unas, piramida e dekoruar e të cilit është afër, e Merit, rojtarit të sekreteve të mbretit, Messi, prifti i madh i faraonit Pepi I dhe Fetek, kopist dhe gjykatës, u tha gazetarëve arkeologu i njohur egjiptian Zahi Hawas.

Gjatë gërmimit, 15 metra nën tokë, arkeologët zbuluan një sarkofag gëlqeror “në gjendjen e saktë që egjiptianët e lashtë e kishin lënë atë 4300 vjet më parë”, tha Hawass.

Duke e hapur, ata zbuluan një mumje të mbuluar me ar, “një nga më të vjetrat dhe më të ruajturat në Egjipt, me përjashtim të mumieve mbretërore”, shpjegoi arkeologu, i cili mbante si zakonisht kapelën e tij të famshme Indiana Jones.

Nekropoli i Saqqara, pak më shumë se 15 kilometra në jug të piramidave të famshme të Gizës, është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ashtu si Piramida e Djoserit, e ndërtuar rreth vitit 2700 para Krishtit nga arkitekti Imhotep, konsiderohet të jetë një nga monumentet më të lashta në faqen e dheut. Egjipti ka bërë shumë njoftime të mëdha muajt e fundit, kryesisht në Saqqara por edhe në Luxor. Pardje, e martë, Kajro njoftoi se kishte zbuluar në këtë qytet të Egjiptit jugor, Tebën legjendare të faraonëve, rrënojat” të një qyteti të tërë romak” që daton nga shekujt e parë pas Krishtit.

Shikoni fotot:

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu