E rrallë! U rrëmbye dhe u trafikua kur ishte fëmijë, momenti kur 37-vjeçari gjen nënën e tij pasi vizatoi hartën e fshatit të ngelur në memorie

0

Një kinez që ishte rrëmbyer në vitin 1989 është ribashkuar me nënën e tij biologjike pasi arriti të vizatonte hartën e fshatit të tij.

Sipas BBC, Li Jingwei ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye nga shtëpia e tij dhe u shit në një rrjet të trafikut të fëmijëve.

Më 24 dhjetor 2021 ai postoi një hartë të vizatuar me dorë në aplikacionin e ndarjes së videove, Douyin, të cilën policia e përputhi me një fshat të vogël dhe një grua, djali i së cilës ishte zhdukur, dhe pas testeve të ADN-së ata i ribashkuan në provincën Yunnan të shtunën.

Pamjet video të ribashkimit tregojnë Li Jingwei duke hequr me kujdes maskën e koronavirusit të nënës së tij për të ekzaminuar fytyrën e saj përpara se të shpërthejë në lot dhe ta përqafojë.

Në vitin 2015, u vlerësua se 20,000 fëmijë rrëmbeheshin çdo vit në Kinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu