E tmerrshme/ Shihni se si vritet në sy të fëmijëve një burrë në New York

0

Policia e qytetit të New York-ut po kërkon dy individë në lidhje me një sulm gjatë ditës, në të cilin një 24-vjeçar u qëllua pranë dy fëmijëve të enjten në një trotuar të Bronx.

Sipas CNN, një nga individët qëlloi burrin para se të arratisej me një skuter, derisa po operonte me një individ të dytë, sipas Departamentit të Policisë së New York-ut.

Bëhet e ditur se i lënduari u dërgua në një spital të zonës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, tha NYPD.

Të dy fëmijët, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë pesëvjeçar, nuk u qëlluan dhe nuk u dërguan në spital, sipas detektives së NYPD, Arlene Muniz.

Një zëdhënës i NYPD tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu