E trishtë/ Disa ditë nën rrenoja, gjendet i vdekur ish-lojtari i Chelsea

0

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur 2 javë pas tërmetit që goditi Turqinë, me 6 shkurt.

Pas ditësh kërkimesh, shpresash, lajmesh dhe mohimesh, Christian Atsu, 31-vjeçari anësor ofensiv i Hataysporit dhe ish-lojtari i Chelsea, u gjet i vdekur nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Antioki, në Turqinë jugore.

Kjo u raportua nga agjencitë e shtypit, duke përfshirë edhe agjentin i tij i cili gjithashtu e konfirmoi atë.

Sipas mediave turke, 31-vjeçari, po ashtu ish-lojtar i Newcastle në Angli, ishte nën rrënojat e rezidencës Ronesans, një kullë 12-katëshe që u shemb nga tërmeti.

Ambasada e Ganës në Turqi dhe Federata e Futbollit të Ganës fillimisht pretenduan se sulmuesi ishte gjetur i gjallë, por më vonë ky informacion u zbulua se ishte i rremë.

Ndërtuesi i rezidencës luksoze të kthyer në gërmadhë, ku besohet se janë varrosur 800 persona, u arrestua javën e kaluar teksa tentoi të largohej nga Turqia.

Atsu iu bashkua klubit turk Hatayspor shtatorin e kaluar, me qendër në provincën e Antiokisë, pranë epiqendrës së tërmetit masiv që goditi Turqinë më 6 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu