E TRISHTË/ Zjarri përfshin një godinë, humbin jetën 13 persona, mes tyre 7 fëmijë

0

Të paktën 13 persona kanë humbur pasi një godinë në Filadelfia u përfshi nga zjarri. Mediat amerikane raportojnë se 7 prej viktimave janë fëmijë. Gjithashtu shumë kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit arritën në strukturën trekatëshe në bllokun 800 të Rrugës 23 North në lagjen Fairmount të qytetit rreth orës 6:40 të mëngjesit, thanë autoritetet.

U deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar flakët, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia.

Në ndërtesë kishte katër alarme zjarri dhe asnjëri prej tyre nuk funksionoi, thanë zyrtarët. Tetë persona jetonin në katin e parë dhe 18 në katin e dytë dhe të tretë.

Tragjedia e së mërkurës vjen 13 vjet pasi shtatë persona në Filadelfia jugperëndimore vdiqën në një zjarr në fund të dhjetorit 2008.

(E.H/Faxweb.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu