E vranë dje/Vetëm 24 orë në Shqipëri! Erigels Mihasi ndiqej këmba-këmbës nga armiqtë

0

Erigers Mihasi është një nga dy viktimat e atentatit të djeshëm në zonën e Astirit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit “Audi”, ku i ndjeri udhëtonte bashkë me Armando Dumanin. Mesa duket autorët prej kohësh e kishin në vëzhgim shënjestrën e tyre, i cili mendohet se është Mihasi, kjo edhe për shkak të aktivitetit të tij “të larmishëm.”

Burime për InfowebTv, kanë bërë me dije se Mihasi sapo ishte kthyer në Shqipëri, e se nuk kishte më shumë se 24 orë që qëndronte në atdhe, por mesa duket lajmi ka shkuar shumë shpejt atje ku nuk duhej. Edhe pse Mihasi tregohej i kujdesshëm në lëvizjet e tij është gjetur dhe ekzekutuar nga armiqtë, të cilët mesa duket nuk kanë pritur shumë në rast se ai largohej sërish nga vendi.

Ai para se të konsumonte kafe së bashku me Dumanin në zonën e Astirit, kishte bërë disa shëtitje në Tiranë me po të njëjtën makinë, por duke marrë parasysh gjithë dinamikën, është ndjekur prej kohësh nga autorët. Megjithatë muk përjashtohet mundësia se në atentat të jenë përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e informatorëve dhe autorët t’i kenë pritur pikërisht në semaforin e “Rrethit të Astirit”, si një mundësi e mirë për t’u larguar nga Tiranë vetëm për disa sekonda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu