E vrau aksidentalisht teksa kishin dalë për gjueti, publikohen FOTOT e dy baxhanakëve shqiptarë

0

Mentor Kajtazi nga fshati Dumnicë ka mbetur i vdekur mbrëmë në fshatin e Pakashticë të Podujevës.

Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga baxhanaku i tij, Florim Bunjaku teksa kishin dalë për gjueti. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qeli.

Çështja në polici është hapur si “vrasje nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Ndërkohë, media lokale ka publikuar foton e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes.

viktima
Autori i dyshuar i ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu