Edhe 4 ditë për fitoren e madhe! Lulzim Basha me mesazh motivues

0

Kreu i PD Lulzim Basha e nis ditën me një mesazh motivues në rrjetet sociale, për të gjithë mbështetësit e PD dhe qytetarët shqiptarë, në prag të zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit.

“Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë”, shkruan Basha.

Pas 4 ditësh, në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet e radhës parlamentare, në të cilën marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur në qarqe të ndryshme. Disa prej partive janë garojnë për herë të parë, si ajo e Topallit, Murrizit apo dhe Nisma Thurrje, shkruan newsbomb.al.

Për herë të parë në këto zgjedhje, do të jenë dhe tre kandidatë të pavarur, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por duke qenë se kjo forcë politike nuk është regjistruar si e tillë në Shqipëri, ata garojnë si të pavarur. Boiken Abazi për Tiranan, Iljaz Shehu për Lezhën dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Keywords: Infowebtv, mesazh, Lulzim Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu