Edi Paloka paralajmëron ndryshime të mëdha në shtator: Do fillojmë nga Grupi Parlamentar

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se deri në muajin shtator të këtij viti opozita do të bashkohet dhe pritet që brenda partisë të ketë ndryshime.

Sa i përket reformës territorale dhe asaj zgjedhore, Paloka u shpreh se të hyja janë vazhdim i lojës së kryeministrit Edi Rama, teksa më tej akuzon kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn, se po punon me Ramën për të shkatërruar opozitën.

“Shumë shpejt do të ketë lëvizje të qarta edhe nga grupi parlamentar. Maksimumi deri në shtator do të ketë lëvizje brenda grupit dhe opozita do të jetë bashkë. Të dyja këto komisione i kam quajtur pjesë ose vazhdim të lojës që opozita po bën sot me Ramën, njësoj si opozita e viteve të shkuara. Të dy komisionet do të dështojnë, siç u bë me presidentin. I njëjti diskurs si me presidentin, pse duhet të na japë neve Rama reformën. Ky është Pazar i ndyrë, po shesin opozitën te Rama.

Rama nuk pranoi kompromis më 5 qershor. Duhet të votoheshin propozimet e opozitës më pas të uleshim. Territorialja dhe zgjedhorja janë të domosdoshme. Loja Alibeaj Rama për të shkrirë opozitën në Shqipëri. Bëhet fjalë për një tentativë për të eliminuar opozitën. Filloi me shpalljen non grata të Berishës, e vulosi Basha më 9 shtator po e vazhdon Alibeaj”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu