Edi Rama pranon për herë të parë klanet në PS, kritika të tijve: Në pushtet nuk do të na mbajnë punësimet në shtet, pavarësisht rezistencës që ju bëni

0

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së ka pranuar se brenda kësaj force politike, ka grupime që përplasen për zgjedhjet e krerëvetë PS-së në degë. Rama kërkoi që procesi i zgjedhjeve në bazë, të jetë sa më real, pasi vetëm kjo do të garantojë vazhdimësinë e PS-së si forcë qeverisëse.

Edi Rama: Kjo është një zgjedhje me rëndësi të madhe, jo vetëm për zgjedhjet vendore të ardhshme, të cilave do tiu kushtojmë vëmendjen gjatë gjithë pjesës së dytë të këtij viti. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme për vitet që do të vijnë, është domosdoshmëri që ti japim partisë në nivele drejtuese një profil të ri politik, që na siguron që partia ka zë në territor, ku kryetarët e partisë nuk janë as hije të kryetarit të bashkisë, dhe as konkurent të tyre, dhe as zyrtarë që merren me punësime.

Duhet të jenë njerëz që çojnë zërin e PS në territor, organizojnë komunikimin e partisë në të gjithë territorin, dhe të dinë që komunikojnë me njerëzit, që janë shtrati i ri politik i PS-së së nesërme. Procesi do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe real, do të shmanget çdolloj formalizmi, për këtë arsye duhet që të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë, që janë rezultat i konflikteve, apo përplasjes për të ndryshuar ekuilibrat e forcave, të grupeve të ndryshme.

Të gjitha këto mund të jenë të natyrshme, por ne na duhen njerëz që të sigurojnë vazhdimësinë e PS-së si forcë qeverisëse. Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet, edhe pse rezistenca e brendshme për këtë vijon. 

Ne na duhet një PS që na përfaqëson në territor me dinjitet dhe ashtu si duhet me njerëzit, pa harruar që anëtarësia reale është 60-70 mijë, ndërkohë që votuesit tanë janë më shumë se 700 mijë. PS në territor duhet të jetë partia e votuesve tanë, dhe largqoftë të përfundojmë si kundërshtarët tanë.

Në fjalën e tij në asamble, Rama foli dhe për rrjetin e organizatave rinore dhe të koordinatorëve, që sipas tij do ti japin partisë një fuqi të re, edhe në aspektin organizativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu