Edi Rama uron sozinë e tij gazmore/ “Nuk i kuptoj politikanët që mërziten nga imitimet”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , ka uruar për ditëlindje Florjan Binaj, të cilin e ka cilësuar si sozinë e tij në shfaqjen më popullore e më kreative televizive.


Në postin e tij Rama është sjhprehur se nuk I kupton politikanët që mërziten me humorin e “Portokallisë”, të Agron Llakës, me karikaturat e Bujar Kapexhiut, të cilat ndonëse satirike për të, kryeministri I ka cilësuar si “ një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre”.

Më tej kryeministri e mbyll postimin me urimet ndaj aktorit:
“…Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu