Efektivja e policisë jashtë orarit të punës shkakton aksident me v*ekje në Kurbin

0

 

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është shënuar në Kurbin mbrëmjen e së dielës. Në aksin rrugor Laç Autostradë,një 43 vjecare duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin i cili ka humbur jetën në spital.Rezulton se drejtuesja e mjetit është punonjëse policie, por aksidenti  ka ndodhur jashtë orarit të punës.

Kurbin

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu