Einxhel zbulon kujt i ka lënë telefonin: Do doja ta merrja vetëm 5 minuta që të fshijë ca gjëra

0

Einxhel ka zbuluar në një bisedë me vajzat se do donte të kishte telefonin e saj vetëm 5 minuta që të fshinte disa gjëra që nuk do t’ia shohë askush.

“E ka Argjira telefonin tim, shoqja ime e ngushtë. Do doja ta merrja vetëm 5 minuta që të fshija ca gjera dhe ta pastroja, por ajo i ka parë tani s’ka më vlerë”, u shpreh Einxhel.

Një nga detajet më të bukura të Big Brother si format është pikërisht shkëputja nga jeta reale dhe kontakti me botën jashtë, kjo shpesh është kthyer në problem për banorët.

Tani e morëm vesh edhe kush ja menaxhon Instagramin Einxhel, ndaj here tjetër dini kujt t’i drejtoheni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu