Ekipi modest eliminoi Newcastle/ Arabët nuk durojnë, ballafaqohen me lojtarët

0

-Newcastle u eleminua në FA Cup të shtunën ndaj Cambridge United, skuadër që militon në Kategorinë e Tretë në Angli. Një disfatë e tillë nuk është pritur mirë nga pronarët arabë të cilët në përfundim të ndeshjes kanë zbritur në dhomat e zhveshjes të stadiumit “St. James’ Park”. Yasir Al-Rumayyan, administratori i klubit ishte i pranishëm së bashku me me Amanda Stavely dhe Mehrdad Ghodoussi.

“Ata hynë për të parë lojtarët”, konfirmoi trajneri. “Unë besoj se i kanë dhënë mbështetje futbollistëve, duke theksuar faktin se ne jemi të gjithë së bashku për të qëndruar në Premier League. Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm për këtë mbështetje.

Mendoj se ishte vërtet e dobishme për lojtarët që të mund ta shihnin dhe ta dëgjonin këtë sepse ky rrugëtim që po vazhdojmë aktualisht dhe kjo luftë në të cilën jemi për të qëndruar në këtë kategori është një përpjekje nga të gjithë. Përfundon trajneri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu