Ekskluzive/ Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, autostrada nga Rinasi deri në hyrje të kryeqytetit “vishet” me flamujt e BE dhe atë kombëtar

0

Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo datë po afron shumë shpejt dhe siç shihet edhe në videon ekskluzive të siguruar nga gazetarja e Infoweb/Media Elitjona Doko, autostrada nga Rinasi deri në hyrje të kryeqytetit është mbushur me flamujt e BE-së dhe me atë kombëtar.

Kjo është edhe rruga që do të përshkruajnë delegacionet e huaja për Samitin e BE.

Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu