Eksperti i kriminalistikës jep detaje për Havier Dobin: Kishte shtuar shpenzime në resporte por aksidenti te…

0

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar të tjera lidhur me grabitjen në banesën e zyrtares Alda Klosi, nga autorët Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir.

Karamuço tha se Havier Dobi ka qenë në përgjim e ndjekje me metoda speciale që pas denoncimit të bërë nga familja Klosi pasi 23-vjeçari kishte aktivitet të shtuar nëpër resorte.

Sakaq thekoi se një tjetër arsye se pse Havieri ishte në ndjekje, ishte pas aksidentit gjatë festave të fundvitit tek ‘Pallati me Shigjeta’ ku është kapur në gjendje të dehur.

“Nga momenti i denoncimit janë vënë në ndjekje për të kuptuar ajo që mbante çelësin kopje a ishte vërtet autore, janë marrë gjurmët e gishtave, janë parë kamerat e sigurisë përreth shtëpisë së asaj që ka denoncuar. Kanë bërë një ndjekje për disa ditë të djalit të saj se djali ka pasur një aktivitet të shtuar dhe për paratë që shpenzonte deri në Brezovicë të Kosovës në resortet e tyre të skive, e po ashtu në Korçë e disa resorte të tjera në Shqipërinë e Mesme. E po ashtu për shkak edhe të abuzimit me alkoolin gjatë festave të fundvitit ai ka pësuar dhe një aksident te Pallati me Shigjeta. Madje kur i kanë vënë para të gjithë këto të dhëna ai është habitur që si ka mundësi të jetë mbajtur kaq shumë në survejim e të mos e ketë kuptuar”, u shpreh eksperti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu