Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit, Prokuroria merr ADN nga ish-efektivi i RENEA-s që u arrestua në Tiranë

0

Prokuroria e Lezhës ka marrë kampione ADN-je nga ish-efektivi i RENEA, Remal Rada dhe Elton Hithi. Të dy u arrestuan nga operacioni “Double Strike” disa ditë më parë pasi iu gjet një snajper në makinë e më pas një arsenal armësh.

ADN-ja e tyre është marrë në zbatim të njq vendimi të Gjykatës së Lezhës, për llogari të hetimit të ekzekutimit me snjaper të Kastriot Reçit, janarin e vitit 2020 në qendër të Rrëshenit.

Sipas burimeve, profili gjenetik i Radës e Hithit do të krahasohet me ADN të gjetur në snajperin dhe rroba të autorit të ngjarjes, ende i paidentifikuar.

Mostrat e ADN-së Radës e Hithit iu janë marrë në ambientet e burgut 313 në Tiranë ku ata po qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Pas arrestimit, Rada e Hithi, refuzuan të jepnin mostra ADN-e, ndërkohë që armet e gjetura në dy banesa të Radës janë dërguar për ekspertim, për të verifikuar nëse rezultojnë të jenë përdorur në ngjarje kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu