Ekzekutimi në Ksamil, gjendet një makinë e djegur në kufi me Greqinë

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin në derën e shtëpisë të biznesmenit Gramoz Mema, mbrëmjen e 6 qershorit në Ksamil.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip Ford është gjetur i djegur në vendin e quajtur “Kataeto”, në kufi me Greqinë.

Makina është gjetur totalisht e djegur, pa i lënë mundësi hetuesve për të gjetur prova, ndërkohë që ka dyshime të forta se ajo i përket personave të cilët ekzekutuan 40-vjeçarin Mema.

Gjetja e makinës në këtë pozicion gjeografik, ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër me Greqinë dhe kanë ikur në drejtim të Igumenicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu