Ekzekutoi Nevila Pjetrin për të blerë drogë, vrasësi i 34-vjeçares nuk flet para hetuesve

0

Mëngjesin e sotëm 32-vjeçari me banim në Carrara nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues Garofalo, i cili ishte i lidhur në distancë me Bedinin, i cili ndodhet në burgun e La Spezias.
Vrasësi i 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri dhe i transgjinores Camilla rreth dy javë më parë, Daniele Bedini shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur pyetjeve gjatë seancës së sotme.

Sipas mediave vendase, mëngjesin e sotëm 32-vjeçari me banim në Carrara nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues Garofalo, i cili ishte i lidhur në distancë me Bedinin, i cili ndodhet në burgun e La Spezias.

Pjetri u vra natën midis 4 dhe 5 qershor në Marinella di Sarzana dhe 24 orë më vonë ishte radha e Camilla-s jo shumë larg skenës së krimit të parë. Të dyja ishin rrahur dhe vrarë me të shtëna në kokë. Arma e përdorur është e kalibrit 22, që ishte pistoleta e vjedhur nga babai i Bedinit e cila ende nuk është gjetur. Nevila Pjetri dyshohet se u vra gjatë një grabitjeje: sipas hetuesve, tridhjetë vjeçari kërkonte para për të blerë drogë, ndërsa Camilla ndoshta sepse ishte dëshmitare e pakëndshme e vrasjes së parë ose gjithmonë për grabitje.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm është bërë dhe funerali i Camille ku miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit dhe bënë thirrje për drejtësi.

“Ti na le shumë shpejt, në një mënyrë të shëmtuar që nuk e meritoje. Dhe për këtë ne do të kërkojmë drejtësi.”-tha një mik i Camille.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu