Elbasan/ Favorizuan aktivitete të paligjshme, vihen nën hetim dy efektivë të Krimit Ekonomik

0

Dy efektivë të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Elbasan janë vënë nën hetim. Burime bëjnë me dije se dy efektivët po hetohen nga prokuroria e Elbasanit nën akuzën se kanë favorizuar aktivitet e pa ligjshme.

Ata akuzohen për veprimet e mos veprimet e tyre se kanë shpërdoruar detyrën.

Nuk është hera e parë që uniformat blu në Elbasan akuzohen për moszbatim të ligjit dhe shkelje me detyrën.

Në të kaluarën janë marrë masa edhe me shkarkim nga detyra, e madje edhe ndjekje penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu