Goditi nxënësin me shpullë në klasë, prindërit denoncojnë mësuesen në Polici.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. S., pasi për të ka kallëzuar shtetasja D. R., se më datë 06.11.2024, shtetasja L. S., mësuese në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka goditur me shpullë, djalin e saj 10 vjeç’, citohet në njoftimin e policisë.