Mbremjen e sotme, policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri për shkak se nuk kishte vendosur maskën.
Incidenti ndodhi te rruga e quajtur “Rinia” në qytetin e Elbasanit, ku zbarkuan dhjetëra efektivë policie në vendngjarje.
Ndërkohë, edhe pse i riu thoshte se është i operuar dhe nuk mundet të vendosi maskën për arsye shëndetësore është vënë në pranga.
Vlen të theksohet se e gjithë lagja në rrugën që ndodhi incidenti është çuditur edhe i ka dalë në mbrojtje të riut.