Elbasan/ Kryetari i Grupit Palamentar Socialist Taulant Balla: Ja si e përballuam emergjencën nga moti. Flet edhe për zgjedhjet

0

Kryetari i Grupit Palamentar Socialist Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka folur për përballimin e situatës së krijuar nga moti në qarkun e Elbasanit dhe përballimin në kohë rekord i të emergjencës së krijuar. Gjithashtu është shprehur edhe për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve në këtë qark

Pyetje: Z. Balla si u menaxhua situata e motit të keq në Elbasan?

Balla: Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan.

Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal.

Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas.

Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon.

Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra.

Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë.

Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.

Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi.

Pyetje: Beteja elektorale në qarkun e Elbasanit përherë është konsideruar e fortë. Ju si e shihni?

Balla: Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu