Elbasan/Një nga lagjet kryesore, prej vitesh pa asnjë investim

0

Lagja Beqir Dardha është një nga lagjet më kryesore të qytetit të Elbasanit. Kjo lagje prej vitesh nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturë. Rrugët e kësaj zone nuk janë aspak në gjendje të mirë, ka kohë që gropat vazhdojnë të mos mbyllen derisa edhe ujërat e zeza tashmë janë shfaqur mbi rrugë.

Qytetarët shprehen se: “Rrugët janë për merak, ashtu si para 20 viteve”, kanë bërë disa herë ankesë dhe se deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet përkatëse. Shoferët janë të zemëruar për shkak të infrastrukturës së keqe dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Zona gjatë periudhës së dimrit mbushet komplet me ujë dhe në shumicën e rasteve uji ka dëmtuar dhe shtëpitë përreth. Banorët janë detyruar të asfaltojnë një pjesë të vogël të rrugës me investimet e tyre personale që gjendja të mos përkeqësohet më shumë se c duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here