Elbasan/ Vazhdon vaksinimi në masë i qytetarëve. Ngrihet qendra e madhe në qendër të qytetit

0

Interes i madh i qytetarëve të qarkut Elbasan për të marrë vaksinën anticovid.

Gjatë tre ditëve janë vaksionuar 1556 qytetarë të moshës mbi 70 vjeç.

Në të gjithë qarkun janë ngritur 51 pika vaksinimi. Por duke konstatuar kërkesat në rritje, dhe mospërballimin nga qendrat shëndetësore, po ngrihet një qendër e madhe vaksinimi në qendër të qytetit në sheshin Gensher. Kjo qendër do të nisë nga funksionimi gjatë ditës së nesërme.

Për Elbasanin në këtë fazë janë planifikuar 8000 dozë vaksinë, ndërsa në shkallë qarku 11.000 dozë.

Sipas informacioneve, në të gjitha bashkitë e këtij qarku ka interes të rritur për të kryer vaksinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu