Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

0

Në Elbasan janë arrestuar dy shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë për vepra penale të ndryshme. Shtetasi E. A., 43 vjeç, u arrestua nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit. Ai kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale pasi ai ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Shtetasi B. F., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan. Ai kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Një tjetër shtetas, Q. B., 30 vjeç, i cili ishte një mbikëqyrës punimesh i një firme ndërtimi në Durrës, u referua në Prokurori për procedim në gjendje të lirë. Ai dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke dëmtuar punëtorin B. M., 60 vjeç, i cili po merr asistencë mjekësore dhe nuk është në rrezik për jetën.

Një rast i dytë i prerjes së kundërligjshme të drurëve u zbulua nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh. Materialet u referuan në Prokurori për procedim në gjendje të lirë kundër shtetarit A. H., 30 vjeç. Ai u kap nga shërbimet duke transportuar 10 m3 dru zjarri me një furgon, pa dokumentacionin e nevojshëm.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për të vazhduar me hetimet dhe procedurat e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu