Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasit:

-L. B., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-S. B., 37 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në biznesin e tij, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 30 vjeç, dhe V. Rr., 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi E. D. ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin V. Rr., dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu