Elbasan/ Vodhi një shumë parash në një biznes, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

0

Policia e Elbasanit ka kapur dhe ka vënë në pranga Xh. Gj., 28 vjeç, të shpallur në kërkim për vjedhje.

I riu së bashku me një shtetas tjetër, i cili po ashtu është ende në kërkim nga policia kanë vjedhur një shumë parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim nga ky komisariat, 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (ende në kërkim nga Policia e Himarës), më datë 1 shtator 2023, kanë vjedhur shuma parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë. Veprimet e mëtejshme procedurale do t’i kryejnë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu