Elbasani bëhet “djep i arsimit” si një shekull më parë. Dy vajza nga ky qytet në krye të Ministrisë

0

Elbasani kthehet në “djep të arsimit” si një shekull më parë. Dy vajza nga ky qytet do të drejtojnë digasterin e rëndësishëm, njëra ministre e tjetra zëvendëse e saj.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë lëvizjet e para në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Duke iu referuar vendimeve të fundit të Këshillit të Ministrave, bëhet e ditur se Bora Muzhaqi do të jetë zëvendësministre e re e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa Dallëndyshe Bici që do të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Muzhaqi ka zënë vendin e Aspasjana Kongos e cila është liruar nga kjo detyrë. Ndërsa Bici e cila deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtues së IKMT-së do të marrë atë të zëvendësministres së Mbrojtjes.

Bora Muzhaqi doli nga platfoma “Deputeti që duam”, ndërsa kandidoi si deputete në listat e Partisë Socialiste e 31-ta në Tiranë. Ajo u prezantua nga kryeminstri Edi Rama më 8 mars.


E lindur në Elbasan në moshën 17-vjeçare filloi studimet në Angli, ku gjimnazin e përfundoi në Kembrixh. Sipas rrëfimit të saj, arriti të studionte në “London School of Economics”, ku u diplomua me bachelor në Ekonomi. Më pas aplikoi për master në biznes ndërkombëtar, në “Hult International Business School”. Gjithashu prej 2 vitesh është pjesë e Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Tashmë janë dy figura elbasanase që drejtojnë Ministrinë e Arsmit, një nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë, Evis Kushi dhe tani Bora nje aset premtues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu