Elbasani mbyll pavijonin Covid në spitalin Rajonal, Balla: Jam dëshmitar i shumë rasteve të jetëve të shpëtuara

0

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet Rajonale.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla dhe  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu ishin sot në spitalin rajonal të Elbasanit ku falenderuan bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Në fjalën e tij Balla falënderoi gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë ku tha se ka qenë dëshmitar i shumë rasteve ku janë shpëtuar jetë falë punës së shkëlqyer të mjekëve.

“Faleminderit ministre. Bashkë me kolegen time Desantilen dhe së bashku kryetarin e Bashkisë, unë dua tu falënderoj në emër të të gjithë popullit të qarkut të Elbasanit, për punën e shkëlqyer që keni bërë si ekip mjekë, infermierë, të cilët arritët të përballoni një situatë të vështirë të krijuar për shkak te Covidit edhe pse pavijoni këtu funksionoi për një kohë jo të gjatë, megjithatë unë di fare mirë rastet kritike që janë trajtuar në këtë pavijon dhe jam dëshmitar i shumë rasteve të jetëve të shpëtuara për shkak të angazhimit të shkëlqyer  të secilit prej jush”, theksoi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu