Elbasani me ekip të ri futbolli/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin, ja emri i klubit që do nisë rrugëtimin nga kategoria e tretë

0

Këshilli Bashkiak i Elbasanit gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme ka shqyrtuar çështjen e vetme të rendit të ditës dhe ka miratuar krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”.

Me miratimin e këtij propozimi, “AF Elbasani” është klubi më i ri i futbollit që do krijohet në Shqipëri. Ekipi i ri Akademia e Futbollit Elbasani do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari i Gjirokastrës.

Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para. Gjithsesi me këtë lëvizje bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin që ka lënguar prej afro 15 vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu