Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka interpretuar mbrëmjen e djeshme poezinë ‘Demokracia’, ku dhe ka elektrizuar publikun në Festivalin e Këngës.
Pas përfundimit të interpretimit, aktori zhvilloi dhe një intervistë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmanin e cila e pyeti për sëmundjen e rëndë që ai kaloi.
Sakaq nuk la pa komentuar dhe lajmet e rrema lidhur me ndarjen nga jeta, ku u shpreh kështu:
“Pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas”.
Tashmë që aktori ka rimarrë vetën, arriti dhe të jepte interpretimin e veçantë në skenë.
Vendi ynë ka fatin që ta rishohë sërish në skenë duke interpretuar, pasi është një nga aktorët më të spikatur të ekraneve tona.