Eleminatorët: Me Anglinë nuk dolëm në lojën tonë, ndaj San Marinos me lojtarët më në formë! Ja e vërteta për Kamberin

0

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka folur para sfidës me San Marinon duke komentuar edhe humbjen me Anglinë.

Reja thotë se m Anglinë Shqipëria nuk doli në lojën e saj pasi kishte parashikuar ta kapte kundërshtarin në kundërsulm, por e pranon se edhe ‘Tre Luanët’ nuk bënë ndonjë gjë të madhe.

Sipsa tij në San Marino do të luajnë lojtarët më të denjë dhe në formë, teksa thekson se ka 28 lojtarë në dispozicion.

Ai ka sqaruar edhe çështjen e Florian Kamberit, për të cilint thotë se kishte shumë dhimbje, madje ka bërë edhe nxehmje para Anglisë, por nuk ia doli dot, teksa nuk e kap dot as sfidën me San Marinon.

 

 

 

‘’Më vjen keq që kanë qarkulluar lajme të tilla, është  e tuprshme nuk ekziston kjo çështje, s;ka çështje Kamberi, kanë raportuar disa lajme të tilla. Kamberi ka bërë një eko, nuk dukej se gjë në eko, por ka thënë se ka dhimbje dhe nuk është stërvitur një ndeshje para Anglisë. E futa në nxehmje, dhe s’mund ta aktivizonim. Lojtari është këtu me ne. E keni parë në San Marino, do kthehet tek klubi. Situata të pavërteta. Media shqiptare humbet pak besueshmërinë. Kam 28 lojtarë. Kam mundësi zgjedhjeje, por sigurisht do luajnë lojtarët më të denjë dhe më në formë.

Nuk dua t’i hap probleme asnjë lojtari të dëmtuar. Atmosfera pas humbjes është po njësoj. Bëmë një ndeshje të mirë kundër një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojtje. Nuk dolëm në lojën tonë, parashikuam që t’i vinim në vështirësi anglezët me kundërsulme. Edhe anglezët nuk bënë ndonjë gjë të madhe në pjesën e parë. Në minutën e 35 goditën portën. Ka lojtarë të mëdhenj. Jemi të ndërgjegjshëm për mundësitë tona.’’- tha Reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu