Elena Kadare përcjell nga Elbasani mesazhin e saj kundër dhunës me bazë gjinore

0

Nga Entela Duka

Në kuadër të 16-të ditëve të sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore e ftuar e nderit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Elbasan për të përcjellë mesazhin e saj ishte autorja Elena Kadare.

Përballë një auditori me student, kryesisht të gjinisë femërore, psikologë, punonjësish social e aktorë që në të përditshmen e tyre punojnë me gra në vështirëzi znj. Kadare me forcën e fjalëve përcoi mesazhin e saj se një botë qe cila respekton gjininë femërore është më pranë përfeksionizmit. Në fillim para të pranishmëve referoi Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Elisabeta Osmanaj e cila falenderoi personazhet si Elena Kadare, të cilat i japin zë kauzave kaq të rëndësishme sikundër është dhuna ndaj femrave.

Teksa iu përgjigj interesit të të ftuarve shkrimtarja Kadare, foli për konceptin e dhunës e cila është e pranishme edhe në vende të zhvilluara dhe me kulturë sikundër është Franca, ku ajo ka jetuar prej vitesh. Fjalimin e saj ajo e nis e tronditur me vrasjen e nënës së re një natë më parë në Kosovë në ambjentet e spitalit.

Romanet dhe tregimet e Elena Kadare kanë në qendër përjetimet vajzërore të nënës dhe bashkëshortes, të cilat ashtu si vetë ajo rrezatojnë mirësi, fisnikëri dhe urtësinë e gruas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu