Elton Deda uron me fjalët emocionuese të birin: Detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur

0

Fjordi, djali i kantautorit Elton Deda feston 16-vjetorin e lindjes. I ati i ka uruar ditëlindjen përmes një postimi emocionues ku pranon se nuk i ka përmbushur me sukses detyrat e tij atërore.

“Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë. Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tersëllime në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetëm ti të jesh. Të dua fort. Babi”, shkruan ai.

Fjordi ka lindur dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë mamanë e tij. Ai është fryt i martesës së Elton Dedës me Jola Manin, vajzën e artistëve Pavlina e Pirro Mani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu