“Elvis Naçi nuk bën bamirësi”/ Flet Gjinishi: Kjo është arsyeja pse shqiptarët i besojnë

0

Ermir Gjinishi ka folur për bamirësinë që bëhet në televizione, duke marrë shkas nga rasti i Elvis Naçit.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Gjinishi është shprehur se ajo që bën Elvis Naçi nuk mund të quhet bamirësi.

Sipas tij, nuk mund të kosniderohet bamirësi pasi paratë nuk janë të tij por thjesht administrohen nga ai. Gjinishi e quan këtë më tepër si një marrëdhënie besimi pasi në fe nuk lejohet.

Çështja është tek fenomeni që ngre pikëpyetje.  Mirë do të ishte të vinin nëpër studio, fakti që i shmangen, nuk ka kuptim.

Nuk e pengon institucioni asnjë lider fetar të ketë biznes të vetin dhe aktivitet të dytë. Problemi është, në rast se bie ndesh me interesat dhe rregullat e institucionit.

Një nga problemet është, nuk mund të bësh publicitet me bamirësinë. Ka rregulla bamirësia.

Ka pafund fondacione në botë, që nuk bëjnë kurrë të tilla gjëra. Bamirësia duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, sepse respektohet dinjiteti njerëzor. Ky është fondacion i ngritur mbi premisat fetare.

Ti nuk mund të thuash bamirës, sepse paratë nuk janë të tuat. Këto janë administratorë. E gjithë kjo marrëdhënie është marrëdhënie besimi. Në fe kjo nuk lejohet“, shpjegoi Gjinishi.

I pyetur nga Ylli rakipi pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para Naçit, Gjinishi shprehet se ai luan me komponentin nacionalist.

Është një individ që ka prapavijë religjioze. Kemi të bëjmë me bamirësi fetare.

Kemi tre komponentë, një lider fetar bëhet bamirës dhe bamirësi bën biznesmeni. Nuk ka njeri kritika ndaj fesë, bamirësisë dhe biznesit. Por, një zinxhir i tillë, krijon hapësira për abuzim.

Për mua, të gjithë këto lloj modelesh, janë modele korruptive. Ja të sjell një rast. Të kujtohet debati me “Mjaft” dikur, ku i merr paratë? Sot treçerekun e “Mjaft”, e keni në politikë. Mos po prodhojmë modele që nesër do të ndikojnë shumë?

Problemi është ky, që ti e ke filluar biznesin para apo pasi fillove bamirësinë? Cështja është kjo, këto skema janë projekte.

Pikëpyetja që ngrihet, debate dhe shqetësimi është ky. Ky debat do të kishte vlerë, nëse një nga këta do të vinte këtu dhe të na thonë, i kam krijuar me paratë e mia, ja dokumentat, të bëjnë transparencë.

Në momentin që nuk del, dështon në një debat dhe gazetari sulmohet mediadikisht me një ushtri të heshtur që sillen si rrugaçë. Paska një ushtri të heshtur këtu që ne nuk mund të kritikojmë një njeri, dhe sulen thonë po na fyejnë imamin.Këto janë struktura që janë shumë më tepër se sa kaq.

Këto janë modele që promovohen nga politika, sepse kuron veten edhe pushteti me ta”, vijoi më tej teologu./ CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here