EMRAT/ “Po pinim kafe”, zbardhen deklarimet e 5 shqiptarëve të Gjakovës që u kapën pranë selisë blu, merren në pyetje Basha dhe Bardhi

0

Në deklarimet e tyre përpara grupit hetimor 5 shqiptarët nga Gjakova kanë thënë se në vendin tonë kanë ardhur për të përcjellë për në Rinas një mikun e tyre. Nga veprimet e kryera rezulton se këta persona kanë përcjellë një shtetas me nënshtetësi norvegjeze për në rinas. Më tej ato shtojnë se kanë ardhur për të konsumuar kafe, në baret pranë selisë blu. Referuar burimeve shtetasit maqedonas, janë shoqëruar rreth orës 18:00 në parkimin e një qendre tregtare pranë PD-së, në tentativë për tu larguar.

Gjithashtu sipas po të njëjtave burime mësohet se gjatë veprimeve që prokuroi i çështjes Elio Mazreku ka kryer pas protestës mësohet se ai i ka marrë deklarime verbale edhe kreut të PD Lulëzim Basha. Sipas informacioneve jo zyrtare mësohet se kreu i PD-së i ka treguar prokurorit të gjithë dinamikën e kësaj protesteve dhe skenave që sipas tij kanë qenë të dhunshme. Por deklarimet kanë qenë verbale dhe nuk ka pasur deklarime me shkrim. Deklarime verbale ditën e protestës, nga ana e prokurorit i janë marrë edhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ndaj 5 shqiptarëve nga Gjakova u vendos si masë detyrimi i paraqitjes gjatë hetimeve të mëtesjshme, konkretisht për shtetasit Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu