(EMRAT) Trafikim i lëndës narkotike në formë çokollate/ Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim në Fier

0

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga Komisariati i Policisë Lushnjë kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të dënuar me 4 vjet e 8 muaj njëri dhe me 2 vjet e 7 muaj tjetri.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

•Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 24.03.2020 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas në datë 11.03.2020, në lagjen “11 Janari” Fier, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. Rr., 35 vjeç.

•Ilmi Kapidani, 52 vjeç, banues në Golem, Lushnjë dhe Agron Çela, 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin e datës 09.09.2020, i ka dënuar shtetasit Ilmi Kapidani dhe Agron Çela, përkatësisht me 4 vite e 8 muaj burg dhe 2 vite e 7 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur në datë 14.03.2019 ku pranë stacionit të trenit në Lushnjë, Policia sekuestroi një sasi rreth 21 kg lëndë narkotike në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu