(Emri) 25-vjeçari rrezikoi mbytjen, shpëtohet për mrekulli nga roja bregdetare

0

Një i ri 25 vjeç ka rrezikuar mbytjen pasditen e sotme, për shkak të detit me dallgë të mëdha në Spille.

Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari Oltion Baraktari, i datëlindjes 14/02/1996, ka hyrë në thellësi për t’u larë, mirëpo era e fortë dhe dallgët e kanë tërhequr e për rrjedhojë nuk ka mundur të dalë më në breg.

Vrojtuesi Idajet Roci e ka pikasur nga larg të riun dhe menjëherë ka rendur për ta shpëtuar.

Në luftë me dallgët, roja bregdetare ka rrezikuar mbytjen, por fatmirësisht ka arritur të dalë në breg së bashku me të riun 25 vjeçar.

Burime thonë se vrojtuesi ka dalë në breg në gjendje të rënduar shëndetësore, por pasi ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në spital, gjendja e tij është stabilizuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu