Një automjet tip “Mercedez – Benz” në pronësi të shtetasit Mateo Dersniku është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të banesës, ndërsa djegia ka qenë e qëllimshme.
Pronari i automjetit deklaron se ai nuk ka asnjë konflikt, ndërsa po ashtu bëhet me dije se ai nuk ka asnjë procendent penal.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.